Policia në Shtërpcë dhe në Ferizaj ka trajtuar gjithsejtë nëntë raste të dhunës në familje gjatë shtatë ditëve të fundit, ndërkaq kryerësit e veprave penale janë dërguar në mbajtje.
“Në Ferizaj kanë ndodhur shtatë raste të dhunës në familje dhe në Shtërpcë dy raste. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për raste të tilla dhe të raportojnë drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406”, thuhet në raportoj javor të Policisë në Ferizaj./Telegrafi/