Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1986 testime janë regjistruar 201 raste të reja.
Prej rasteve të reja 111 janë në Shkup, Manastir 27, Kavadar 19, Prilep 7, Kumanovë, Kërçovë dhe Koçani 5, Tetovë, Ohër dhe Gjevgjeli 3, Strumicë, Resnjë, Kriva Pallankë dhe Dellçevë 2 dhe nga 1 në Radovish, Gostivar, Dibër, Veles dhe Kratovë.
Po ashtu janë regjistruar edhe 249 pacientë të shëruar dhe 5 të tjerë kanë humbur jetën.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 306.178 pacientë, ndërsa prej tyre 295.237 janë shëruar dhe 9.226 kanë humbur jetën./Telegrafi/