Site icon Telegrafi

Refuzoi frutat që i jepte turisti, majmuni pranoi të merrte vetëm çipsat që i ofruan

Majmuni që u kap në dritaren e veturës së një grupi turistësh, që po shëtisnin nëpër një park nacional në Tajlandë, befasoi me përzgjedhjen e ushqimeve.

Derisa njihet se i do bananet, majmuni i refuzoi kur ia ofruan ato dhe një fryt tjetër, ndërsa pranoi një ushqim shumë të pazakontë për të, transmeton Telegrafi.

Kafsha duket se është mësuar me turistë që i ofrojnë ushqime tjera, u zgjat të merrte çipsat që i ofruan atij.

Ndryshimi i shijes, mendohet se është bërë me kohë, pasi turistët iu ofrojnë ushqime të ndryshme majmunëve dhe kafshëve tjera, megjithëse kjo është e ndaluar.

Shumë herë është raportuar, se duhet ndaluar së ushqyeri kafshët që ndodhen në mbyllje të ndryshme, sepse mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version