Shtesë e shkëlqyeshme e çdo vakti
Përbërësit:
– 1 kg kërpudha
– 2 dl uthull
– 2 dl ujë
– 1 lugë e vogël kripë
– 1 lugë e vogël sheqer
– piper kokërr
Përgatitja:
Kërpudhat lani mirë dhe lini të kullohen.
Në një tenxhere hidhni ujë, uthull, kripë, piper dhe sheqer dhe zieni derisa të vlojnë.
Në lëngun e vluar shtoni kërpudhat dhe kulloni tre deri në pesë minuta.
Vendosni kërpudhat në kavanoza të pastër, më pas hidhni lëng të nxehtë mbi to që të njomen dhe mbyllni me kapak të pastër.
Shkundni mirë kavanozat dhe lërini të ftohen.
Mund të hani kërpudha të marinuara në këtë mënyrë të nesërmen.
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.