Site icon Telegrafi

Receta për eliminimin e mukozës dhe gëlbazës nga fyti dhe gjoksi

Pengesat në hundë dhe fyt janë shkaktarë të mëdhenj të problemeve me frymëmarrje dhe koll, për shkak të akumulimit të gëlbazës në mushkëri.

Gëlbaza është substancë ngjitëse e cila sekretohet nga sistemi i frymëmarrjes si mënyrë për ta mbrojtur veten, dhe roli i saj është t’i bllokoj viruset, alergjenët dhe pluhurin, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, sasitë e tepërta të gëlbazës shpijnë në koll, infeksione bakteriale, grip, etj.

Kjo simptomë shoqërohet me një trup të ligësht, hundë që ju shkojnë, vështirësi me frymëmarrje, etj.

Nëse nuk eliminohet me kohë, gëlbaza e akumuluar mund të shkaktojë pengesa edhe në tubat bronkit, dhe rrjedhimisht të shpie në probleme shtesë shëndetësorë.

Megjithatë, ilaçet e mëposhtme natyrale janë mënyrë e shkëlqyeshme për ta eliminuar gëlbazën e tepërt nga trupi dhe për t’i parandaluar komplikimet e tilla.

Shafrani
Përbërësi aktiv i shafranit, curcumini, ofron veti të fuqishme antiseptike dhe antibakteriale, të cilat e eliminojnë bakteren që shkakton mukozë dhe e zvogëlon gëlbazën duke e forcuar sistemin e imunitetit. Shtojeni një lugë gjelle shafran në një gotë të ngrohtë me ujë, pastaj shtojeni gjysmë lugë gjelle kripë dhe përzieni. Produktin gargarisni në gojë tri herë në ditë për nga pak minuta.

Mjalti me limon
Kombinimi i limonit me mjaltë i trajton problemet respiratore dhe ofron veti antibakteriale dhe antikërpudhore. Ky kombinim e forcon edhe sistemin e imunitetit dhe e parandalon kapsllëkun. Në një tas, përzieni një lugë gjelle mjaltë organike me 2 lugë gjelle lëng limoni, dhe konsumojeni tri herë në ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version