Site icon Telegrafi

Realme 10 Pro 5G Coca-Cola Edition do të lansohet më 10 shkurt

GSM Arena shkruan se më në fund ka disa detaje të tjera për telefonin e përfolur Realme x Coca-Cola. Pajisja në fjalë do të jetë një Realme 10 Pro 5G i personalizuar dhe do të lansohet në Indi më 10 shkurt.

Rezervimet tani janë të hapura në faqen zyrtare të Realme India.

Realme 10 Pro 5G Coca-Cola Edition në pjesën e pasme do të ketë ngjyrën mat me tonalitet të dyfishtë me ngjyrë të zezë dhe të kuqe dhe shkrimin ikonë të Coca-Cola në pjesën e pasme, përcjell Telegrafi.

Modulet e kamerave të dyfishta do të përvijohen me një ngjyrë të kuqe të theksuar.

Realme zbuloi gjithashtu se telefoni Coca-Cola Edition do të ofrojë një kuti të personalizuar me aksesorë të veçantë për t’u përshtatur me tematikën e Coca-Cola.

Këto përfshijnë një figurë “realmeow” Coca-Cola, ngjitëse DIY, një gjilpërë të personalizuar të kartës SIM dhe një kartë me numra unik që tregon se cila nga 6000 njësitë të cilat janë në dispozicion globalisht është në zotërimin tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version