Aymeric Laporte mund të largohet nga Arabia Saudite për tu rikthyer në Spanjë dhe të nënshkruajë me Real Madridin.
Qendërmbrojtësi spanjoll ka pasur paraqitje fantastike me Kombëtaren e Spanjës në Euro 2024 duke u shpallur kampion të Evropës.
Aktualisht, mbrojtësi luan për Al Nassr në Arabinë Saudite , por dëshira e tij për të konkurruar në një nivel më të lartë dhe për t’iu bashkuar klubit të bardhë është tejet e madhe.
Me largimin e Nacho Fernandez dhe pasigurinë për të ardhmen e Antonio Rudiger, Real Madrid e ka identifikuar Laporten si përforcimin ideal për mbrojtjen e tij.
30-vjeçari është i gatshëm të heqë dorë nga paga e tij e lartë në Arabinë Saudite për të përmbushur ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Real Madridit.
Megjithatë, pengesa kryesore është vetë Al Nassr, i cili nuk është i gatshëm të heqë lehtësisht një nga shtyllat e tij mbrojtëse.
Siç raporton El Larguero, klubi saudit heziton të negociojë largimin e Laportes, duke komplikuar kështu planet e klubit madrilen. /Telegrafi/