Humbja e thellë në El Clasico me rezultat 5-1 vetëm se ka vulosur krizën e Real Madridit në këtë fillim sezoni.
Edhe pse është herët të filet, por vështirë të pritet se Los Blancos do fitojnë diçka në kampionatin elitar spanjoll.
Pas dhjetë ndeshjeve skuadra e Julen Lopeteguit renditet në vendin e nëntë me 14 pikë, kurse Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 21 pikë.
Pra, nëse analizojmë tabelën në La Liga, skuadra nga Madridi është me pikë më afër pozitës që dërgon në Segunda Divizion (kampionati i dytë spanjoll), se sa vendit të parë.
Barcelona ka 21 pikë, pra shtatë më shumë se Reali disa vende më poshtë.
Në pozitën e 18-të është Leganes me tetë pikë, gjashtë më pak se skuadra e Lopeteguit.
Në pesë ndeshjet e fundit në La Liga mbretërit kanë katër humbje dhe një barazim, në xhiron tjetër luajnë kundër Valladolidit. /Telegrafi/