Site icon Telegrafi

Real Madridi do të transferojë një mbrojtës qendror, ka pesë emra në listë

Raphael Varane dhe Sergio Ramos janë larguar këtë verë nga Real Madridi.

Dy mbrojtësit qendror kanë lënë hapësira pas largimit nga madrilenët, teksa u afrua vetëm Davide Alaba.

Los Blancos deshën të transferojnë një mbrojtës në verë, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Gjithsesi ‘Fichajes’ ka raportuar se gjiganti spanjoll do të tentoj në janar ose në verën e vitit 2022 afrimin e një mbrojtësi qendror me emër.

Carlo Ancelotti i ka bërë të qartë tanimë drejtuesve të klubit se ka nevojë edhe për një mbrojtës dhe i ka dhënë pesë emrat ku njërin nga ta dëshiron ta ketë në ekipin e tij.

Spanjolli Pau Torres ndodhet në krye të listës së dëshirave, por vlera e tij është rreth 50 milionë euro që përbën një problem për Los Blancos.

Edhe më i shtrenjtë është dëshira për ta transferuar mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, pasi sllovaku kushton 60 milionë euro.

Braziliani i Paris Saint Germain, Marquinhos kushton 75 milionë euro dhe është dëshira më e madhe e trajnerit Carlo Ancelotti, por duket e vështirë që PSG ta lejoj largimin e tij.

Ndërkohë më të arritshëm janë njëri mes gjermanëve, Antonio Rudiger dhe Mattias Ginter.

Të dy janë lojtarë të lirë dhe njëri nga ta mund t’i bashkohet madrilenëve. /Telegrafi/

Exit mobile version