Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë të Superkupës së Evropës në epërsi ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 1-0.
Daichi Kamada rrezikoi i pari në këtë ndeshje në minutën e 14-të, por Thibaut Courtois bëri pritje bravuroze.
Vetëm tre minuta më pas Vinicus Junior kishte rast të mirë të shënonte, por një prej mbrojtësve largoi topin nga vija e portës.
Në minutën e 37-të sërish braziliani Vinicius kishte rast të mirë, por Kevin Trapp priti.
Mënjerë pas këtij rasti erdhi goli, kur Casemiro pasoi te David Alaba që shënoi për 1-0 nga afër.
Alaba with the first goal of the game #SuperCup Madrid with the lead https://t.co/TeB0hRQp54
— Eughan Sports (@eughansports) August 10, 2022
Rezultati ka mundur të jetë më i laetë sikurse pasimin e Toni Kross ta kthente në gol Karim Benzema në minutën e 41-të.
Real Madridi duket në rrugë të mirë që të fitojë edhe Superkupën e Evropës./Telegrafi/