Site icon Telegrafi

Real Madridi rinovon kontratën e kapitenit Luka Modric

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht se Luka Modric ka nënshkruar një kontratë të re e cila e mban atë në Santiago Bernabeu deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Mesfushori veteran ka qenë shumë i lidhur me largimin nga klubi gjatë verës, por ka vendosur të qëndrojë për një vit tjetër.

Njoftimi për rinovimin e kontratës së Modric ka ardhur nga vet faqja zyrtare e klubit mbretëror, e cila ka postuar edhe fotografitë e kroatit me presidentin Luka Modric.

 

“Real Madrid CF dhe Luka Modric kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e kapitenit tonë, i cili do të jetë i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftim.

Organizatori kroat iu bashkua Los Blancos në vitin 2012 nga Tottenham Hotspur, dhe, siç thuhet, pjesa tjetër është histori.

 

Modric ka bërë 534 paraqitje për Real Madridin, duke fituar katër La Liga dhe gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve, dy Kupa të Spanjës, pesë Superkupa të Spanjës, katër Superkupa të Evropës dhe pesë Kupa të Botës për Klube.

Gjatë 534 paraqitjeve me Mbretërit, Modric ka shënuar 39 gola dhe 86 asistime, teksa ka fituar edhe Topin e Artë dhe shumë çmime tjera individuale. /Telegrafi/

Exit mobile version