Site icon Telegrafi

Real Madridi refuzon ofertën e Jiangsu Suning për Bale

Klubi nga Superliga e Kinës, Jiangsu Suning ka parë një ofertë prej 20 milion eurosh të refuzuar nga Real Madridi për sulmuesin Gareth Bale.

Ylli i Uellsit festoi ditëlindjen e tij të 30-të javën e kaluar dhe nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane në Bernabeu, ndërsa tifozët e Madridit nuk e duan atë.

Bale ka të mbetura edhe tre vjet në kontratën e tij të dhe paga e lartë do të thotë se ai nuk ka dëshirë të fortë për t’u larguar nga klubi këtë verë përkundër dëshirave të drejtuesve të Realit.

Lexo po ashtu Reagon ashpër agjenti i Bale: Zidane është i poshtër

Sipas mediumit El Mundo Deportivo, Jiangsu bëri këtë ofertë në drejtim të Real Madridi prej 20 milionësh, ndërsa lojtarit i ofroi pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, por kjo u refuzuan.

Jiangsu Suning, që gjithashtu zotëron 70 për qind të klubit italian Inter, është një nga klubet më të pasura të futbollit kinez, por taksa prej 100 për qind ekziston tek të ardhurit e huaj që mund të pengojnë marrëveshjen.

Bale është lidhur me një largim nga Madridi për disa muaj me radhë me Anglinë dhe Kinën që thuhet se janë dy destinacione të mundshme.

Ish-sulmuesi i Southamptonit dhe Tottenhamit shënoi 14 gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version