Romelu Lukaku pritet të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi belg është i huazuar te skuadra italiane nga Chelsea, por raportohet se Interi nuk do ta shfrytëzojë opsionin për blerjen përfundimtare të tij.
Por as te Chelsea nuk janë të gatshëm ta ndalin Lukakun në Stamford Bridges dhe tani ka një opsion të ri që belgu ta vazhdoj karrierën.
Fichajes ka raportuar se është gjiganti spanjoll Real Madrid që ka shprehur interesim për afrimin e sulmuesit për sezonin e ri.
Los Blancos duan ta kenë një sulmues të dytë për ta ndihmuar Karim Benzeman dhe Lukaku shihet si një opsion shumë i mirë.
29-vjeçarit do t’i pëlqente transferimi në Spanjë në një klub si Reali dhe kryeqytetasit spanjollë janë të gatshëm të hapin bisedimet me Chelsean.
Lukaku këtë edicion ka vuajtur edhe nga lëndimet, por në 18 ndeshje të zhvilluara ka realizuar vetëm pesë gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Chelsea kishte shpenzuar 113 milionë euro për transferimin e tij dy vite më parë, por duket se tani do të ishin të kënaqur ta largonin edhe për gjysmën e shumës së paguar. /Telegrafi/