Real Madridi nuk e ka ndërmend të futet në afatin kalimtar dimëror për të gjetur zëvendësues të Dani Carvajal.
Klubi konsideron se ka lojtarë që mund të luajnë në atë pozitë, si Achraf Hakimi dhe Nacho Fernandez.
Achraf, një lojtar që Reali ka shpresa të mëdha në të, ndërsa Nacho, futbollist që mund të luajë në të gjitha pozitat në mbrojtje, të dy lojtarë të kombëtareve, Marokut dhe Spanjës.
Në ditët e fundit ka pasur spekulime se Los Blancos do ë kërkojnë mbrojtës anësor, por sipas MARCA, klubi nuk do të futet në këtë afat kalimtar.
Natyrisht, tani për tani është e vështirë që të dihet se çfarë do të ndodh edhe dy muaj.
Carvajal vazhdon të mungojë shkaku i sëmundje në zemër.
Sëmundja e tij është një infeksion viral që ndikon në zemër dhe kjo ka bërë që Reali të mendojë për masa paraprake.
Sidoqoftë, klubi shpreson që forca e lojtarit do ta ndihmojë atë për të kapërcyer këtë goditje të fortë. /Telegrafi/