Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-1 si mysafir i Celta Vigos në kuadër të javës së dytë të La Ligas.
Skuadra e Carlo Ancelottit ishte e para që shënoi në këtë ndeshje.
Shënues ishte Karim Benzema, i cili realizoi një penallti në minutën e 14-të.
https://twitter.com/lmaowajahat/status/1561094903785996289
Nëntë minuta më vonë, Celta u kundërpërgjigj me të njëjtën mënyrë.
Iago Aspas vendosi topin në pikën e bardhë dhe me qetësi shënoi për golin e barazimit për 1-1.
https://twitter.com/LosB1ancos_/status/1561088083386327046
Por barazimi zgjati deri në minutën e 42-të, kur Modrić la pa rast portierin e Celtas me një goditje të shkëlqyer.
Mesfushori kroat ka shënuar për 2-1 me një goditje të fuqishme nga pak më shumë se 20 metra.
What a goal from luka modric 💥 #Retwett 💕 pic.twitter.com/D1y5p3GIuZ
— @BLACK SENSE ➐🕊 (@Ukash_Bin_Rabiu) August 20, 2022
Në pjesën e dytë Real Madridi ishte edhe më mirë se sa në të parën
Vinicius shënoi gol të bukur në minutën e 56-të duke e kaluar edhe portierin për 3-1.
https://twitter.com/GoalsHD36734486/status/1561099970215784448
Goli për 4-1 erdhi në minutën e 66-të, kur Fede Valverde me një goditje të bukru shënoi në portën e Celtas.
https://twitter.com/FV15dagoat/status/1561105937141616640
Krejt në fund Eden Hazard humbi një penallti për ta shënuar golin e pestë për Realin.
Kampionët kanë 6 pikë nga dy ndeshjet e para. /Telegrafi/