Nuk kanë fund problemet me lëndime te Real Madridi këtë edicion dhe së fundmi edhe Eder Militao ka humbur sezonin.
Kjo ka bërë që Los Blancos të futen në tregun e transferimeve dhe në janar duan të përforcohen.
Real Madrid mund të nënshkruajë me mbrojtësin gjerman Jonathan Tah në janar, raporton Florian Plettenberg .
Gjermani është në listën e ngushtë të Los Blancos për të forcuar pozicionin e qendërmbrojtësit.
Marrëveshja aktuale e Tah me Bayer Leverkusen skadon verën e ardhshme. Ai ka treguar publikisht se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re.
Barcelona dhe Bayern Munich janë gjithashtu të interesuar për transferimin e 28-vjeçarit, por si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Kampioni aktual i Evropës është gati të paguaj një shumë rreth shtatë milionë euro nëjanar për transferimin e Tah. /Telegrafi/