Koha e rregullt dhe vazhdimet mes Real Madridit dhe Valenicas u mbyllën me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa pas penalltive në finale të Superkupës së Spanjës kaluan mbretërit.
Ndeshja nisi shumë mirë me raste, ku fillimisht rrezikuan Karim Benzema dhe Fede Valverde për Real Madridin, ndërsa pas tyre ishte momenti i Edison Cavanit, por që rrjetat heshtën.
Vinicius Junior rrezikoi në minutën e 30-të, por gjuajtja e tij u prit nga Giorgi Mamardashvili.
Në minutën e 38-të, mbretërit fituan penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Benzema për 1-0.
Benzema no falla y, de penalti, adelanta al Real Madrid en la Supercopa de España. pic.twitter.com/mQDenhzrWo
— GOAL España (@GoalEspana) January 11, 2023
Por me të filluar pjesa e dytë, ‘lakuriqët’ arritën të barazonin rezultatin, me Toni Laton që asistoi të Samuel Dias Lino që shënoi për 1-1.
Samuel Lino’s goal against Real Madrid 😍 pic.twitter.com/epUfpVuppx
— Atletico Universe (@atletiuniverse) January 11, 2023
Ndeshjen ka mundur ta mbyll Vinicius, por gjuajtja e tij sërish u nga portieri.
Në vazhdime kishte raste, sidomos me Realin që rrezikoi me Vinicius dhe Toni Kroos, por të dy gjuajtjet u pritën nga Mamardashvili.
Valencia rrezikoi me Francisco Perez, por edhe ky dështoi të qëllonte cakun.
Ndeshja shkoi në penallti, ku më të sigurt u treguan lojtarët e Real Madridit që fituan për të kaluar në finale të Superkupës së Spanjës./Telegrafi/