Site icon Telegrafi

Reagon kryeministri kroat pas aktit makabër në shtëpinë e pleqve

Një person i armatosur ka vrarë pesë persona në një shtëpi të pleqve në Daruvar të Kroacisë.

Raportohet se pesë persona humbën jetën në vend, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Siç bëhet e ditur, përveç punonjësve dhe banorëve të tjerë të shtëpisë, në mesin e të vrarëve dyshohet se është edhe nëna e të armatosurit, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Në mesin e të vrarëve në Kroaci dyshohet se është edhe nëna e autorit të krimit

Vrasësi me inicialet K.P nga Donji Daruvar, i lindur në vitin 1973, është kapur menjëherë nga policia, në një kafene pranë.

Teksa në vendngjarje po vijon hetimi, vjen reagimi i kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq.

Me anë të një deklarate në X, ai është shprehur i tmerruar për rastin.

“Jemi të tmerruar nga vrasja e pesë personave në shtëpinë e të moshuarve në Daruvar. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe shpresojmë për shërimin e të plagosurve”, shkruan Plenkoviq.

“Pres që autoritetet kompetente të vërtetojnë të gjitha rrethanat e krimit të tmerrshëm. Ministrat Bozhinoviq, Berosh dhe Piletiq do të shkojnë në Daruvar dhe në spitalin e Pakracit”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version