KB Ponte Prizreni dhe KB Peja kanë luajtur vetëm pjesën e parë të serisë së 5-të gjysmëfinale në kuadër të ‘Play-offit’.
Kjo ndeshje u ndërpre për shkak të përleshjes që ndodhi në përfundimin e pjesës së parë.
KB Ponte Prizreni e quajti Dardan Berishën si ‘ish-reprezentues polak’ dhe për këtë gjë ka reaguar shumë shpejt klubi i Pejës.
“Dardan Berisha është lojtari më i mirë shqiptar i të gjithë kohërave”, thuhet në reagimin e tyre në faqen zyrtare në ‘Facebook’.
Skuadra pejane e ka quajtur skandaloze reagimin e Ponte Prizrenit, derisa akoma nuk është marrë një vendim mbi të ardhmen e kësaj ndeshje.
Njoftimi i plotë:
DARDAN BERISHA ËSHTË LOJTARI MË I MIRË SHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE
“Reagim ndaj deklaratës skandaloze te ekipës se Prizrenit: Sonte është sulmuar basketbolli i Kosovës, kapiteni i Kosovës dhe kapiteni i KB Peja. Dardan Berisha është ish reprezentues i Polonisë në Kampionatin Evropian, ai i cili ngriti Shqiponjën lart dhe na bëri të gjithëve krenar, është ai i cili e la Poloninë dhe erdhi i pari për të reprezentuar Kosovën në arenën ndërkombëtare deri sa shumë basketbollist tjerë vendor ende kanë rezerva ta marrin këtë vendim. Është ai i cili e ngriti basketbollin e Kosovës në nivel tjetër me paraqitjet e tij tek Peja e Prishtina, madje edhe në garat më të vlefshme të basketbollit Europian. Ne jemi krenar që kemi Dardanin në skuadër dhe do të jemi pas tij gjithherë. Kërkojmë nga qytetarët e Prizrenit të distancohen nga fyrjet ndaj tij dhe bëjmë thirrje Federatës qe ta mbrojnë kapitenin e tyre me të gjitha masat e nevojshme”.