Site icon Telegrafi

Reagon ish-kapiteni i Kosovës për dy ndeshjet e Superligës: E keni degraduar futbollin

Pas shumë reagimeve në rrjetet sociale për zhvillimet në Albi Mall Superligën e Kosovës, ka ardhur edhe ai i ish-kapitenit të Kosovës, Anel Rashkaj.

Ndeshja në mes të Ferizaj – Dukagjini dhe ajo mes Trepçës ’89 e Prishtinës, kishte momente diskutabile.

Derisa reagimet në Facebook vërshuan rreth referimeve në këto dy ndeshje, Rashkaj ka thënë se kjo është marre dhe degradim i futbollit kosovar.

“Marre. E keni degraduar futbollin në Kosovë. As në filma të Hollyëoodit nuk shohim kësi skena. Me pas qejf futbollin dhe ta kuptosh futbollin janë dy gjëra të ndryshme”, ka shkruar Rashkaj.

Ish-kapiteni i cili jeton dhe vepron në Suedi nuk ka mundur të qëndrojë indiferent ndaj këtyre zhvillimeve, ndërsa FFK e ka shikuar si një xhiro normale.

Ferizaj ka siguruar barazhin pas fitores 2-1 ndaj Dukagjinit, aty ku do të përballet me Lirinë, ndërsa Trepça ’89 ka rënë në Ligën e Parë. /Telegrafi/

Exit mobile version