Rusia ka marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pavarësisht se Ukraina iu kërkon anëtarëve të bllokojnë vendimin.
Secili nga 15 anëtarët e këshillit e merr presidencën për një muaj, sipas një modeli me radhë, transmeton Telegrafi.
Herën e fundit kur Rusia e kishte presidencën, shkurt 2022, vendi filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës.
Kjo do të thotë se Këshilli i Sigurimit po udhëhiqet nga një vend, presidenti i të cilit është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar për krime të dyshuara lufte.
Gjykata Penale Ndërkombëtare – që nuk është një institucion i OKB-së – lëshoi urdhër-arrest për presidentin rus Vladimir Putin muajin e kaluar.
Pavarësisht ankesave të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara thanë se nuk mund të bllokonin Rusinë – një anëtare e përhershme e këshillit – nga marrja e presidencës.
Anëtarët e tjerë të përhershëm të këshillit janë Britania e Madhe, SHBA-ja, Franca dhe Kina.
Roli është kryesisht procedural, por ambasadori i Moskës në OKB, Vasily Nebenzia, i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se ai planifikoi të mbikëqyrte disa debate, duke përfshirë një për kontrollin e armëve.
Ai tha se do të diskutonte një “rend të ri botëror” që, tha ai, do të “zëvendësonte atë njëkahësh”. /Telegrafi/