Site icon Telegrafi

RB Leipzig mposht Eintracht Frankfurtin dhe fiton Kupën e Gjermanisë

Rasenball Sport Leipzig e ka fituar Kupën e Gjermanisë apo siç njihet ndryshe si DFB Pokal, pasi e mposhti në finale Eintracht Frankfurtin me rezultat 2-0.

Pas vetëm katër minutash, RB Leipzig krijoi rastin e parë nëpërmjet Timo Werner, mirëpo goditja e tij u prit nga Kevin Trapp.

Një rast të mirë për këtë skuadër lëshoi edhe Christopher Nkunku (42’), me gjuajtjen e tij që përfundoi jashtë.

Pjesa e dytë ishte një pamje tjetër, me Eintracht Frankfurtin që filloi të bënte lojën e tyre – por pësoi dy gola.

Rastin më të mirë për ta e pati Mario Gotze, kur në minutën e 64-të doli përballë me portierin, mirëpo nuk ia doli të shënonte.

Ishte minuta e 71-të e takimit, kur Dani Olmo asistoi te Nkunku, që realizoi golin e epërsisë për RB Leipzigut.

Die Roten Bullen nuk u ndalën me kaq dhe siguruan triumfin e tyre me golin e Dominik Szoboszlai që realizoi në minutën e 85-të, për ta fituar trofeun me rezultat komod. /Telegrafi/

Exit mobile version