Rasenball Sport Leipzig e ka demoluar Mainzin në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga duke e mposhtur 5-0 në udhëtim.
Pas vetëm 11 minutash lojë, Timo Werner shënoi golin e parë për skuadrën e tij, me një asistim të Konrad Laimer.
Por, RB Leipzig vazhdoi me presion edhe më të lartë, e që arriti të dyfishonte rezultatin më anë të Yussuf Poulsen (23′), që u shërbye mjaftë mirë nga Marcel Sabtizer.
Marcel ❤ #Sabitzer#M05RBL (40.) 0:3 pic.twitter.com/UPyHvNVNjl
— RB Leipzig (@RBLeipzig) May 24, 2020
Ishte minuta e 36-të kur të dy lojtarët e golit të dytë ndryshuan rolet e tyre, për të shënuar edhe golin e tretë ndaj vendasve.
45 minutëshi i dytë ishte disi më i qetë, pasi RB Leipzig arriti të shënonte vetëm dy gola.
Werner në minutën e 48-të arriti të shënonte golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij më një asistim të Kevin Kampl.
Und nochmal TIMOOOOO 😍😍😍 = D-R-E-I-E-R-P-A-C-K für @TimoWerner #M05RBL (75.) 0:5 pic.twitter.com/UDLp5Qwjjy
— RB Leipzig (@RBLeipzig) May 24, 2020
Por, sulmuesi gjerman nuk ndaloi me kaq dhe realizoi het-trik në minutën e 75-të, duke u asistuar nga Poulsen, e kështu morën një fitore bindëse.
Pas javës së 27-të RB Leipzigu gjendet në pozitën e tretë me 54 pikë, derisa Mainzi lufton për mbijetesë duke u renditur në vendin e 15-të me 27 sosh.
Në javën e 28-të, Leipzigu do të takohet me Hertha Berlinin, ndërsa Mainz i shkon Union Berlinit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nmqqDS85r6Q
https://www.youtube.com/watch?v=pdacoqw88SI