Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha sot se u bë një kohë që Kuvendi po i shërben pak qëllimit me çka i përcaktohet me kushtetutë, por më shumë imitimeve të dobëta diskutimeve të cilat në vend se në Kuvendin e Kosovës, janë duke u zhvilluar në Gjykatë.
Kusari-Lila në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës tha se ajo çka po ndodh është se opozita po mundohet të shfrytëzoj mekanizmin, në të cilën ende kanë ndikim, atë të prokurorisë duke kthyer sallën e Kuvendit në gjykatore.
“Për të realizuar këtë skenar deri në fund i propozoj opozitës që ta bëj edhe një mocion sot dhe nga qendra e paraburgimit ku po mbahet zotëri Nagip Krasniqi të sillet këtu, në sallën e Kuvendit ashtu me duar lidhur siç e nxorën nga Gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet tjera operacionale që janë zhvilluar gjatë periudhës sa ishte drejtor në KEK, një vit e gjysmë…”, tha Kusari-Lila, raporton Telegrafi.
Ajo më tej shtoi se sikur opozita se prokuroria e ka të bazuar në fakte akuzën ndaj drejtorit të KEK-ut, tashmë të pezulluar, atëherë nuk do të insistonin në diskutim dhe mbajtjen e seancës.
“Nëse jeni të shqetësuar për deklaratat e qeverisë do t’ia lënit atë punë organit të akuzues…”, tha ndër të tjera, shefja e deputetëve të LVV-së. /Telegrafi/