Milot Rashica është shpallur kampion i Turqisë me Galatasarayn në vitin e tij të parë në Stamboll.
Sulmuesi kosovar është i huazuar te gjiganti turk nga Norwich City dhe ka pasur një vit fantastike, duke lënë në bankë emra si Nicolo Zaniolo e Yunus Akgun.
26-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare në Superligën e Turqisë ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
Pasi fitoi titullin e kampionit, Milot Rashica me flamurin e Kosovës në krahët e tij ka folur për vitin e tij të parë në Stamboll.
“Ka qenë një sezon i vështirë. Ne filluam mirë dhe përfunduam mirë. Duke parë të gjithë sezonin, ne luajtëm ndeshje të vështira”.
YES WE DID IT 🦁 WE ARE THE CHAMPIONS🏆💛♥️ pic.twitter.com/4LvV1OQeKy
— Milotrashica (@milotrashica) May 30, 2023
“Ne u bëmë kampionë në pikën ku arritëm. Ne shënuam shumë mirë. Nuk ka pavarësisht se kush shënon, të gjithë ata gola të bukur na sollën trofeun sot”, tha Rashica pas ndeshjes.
E ardhmja e kosovarit tani vazhdon të jetë ende e paqartë pasi Galatasaray ende nuk ka arritur marrëveshje me Norwichin për blerjen përfundimtare të tij. /Telegrafi/