Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe publikoi raportin e fundit nga lufta në Ukrainë, ku thuhet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, humbi avantazhin dhe dështoi që të nis një ofensivë të fuqishme gjatë dimrit.
Raporti thekson se gjenerali Gerasimov mori komandën e “operacionit special ushtarak” në Ukrainë më 11 janar të vitit 2023.
“Mandati i Gerasimov karakterizohet nga një përpjekje për të nisur një ofensivë të përgjithshme dimërore që synon zgjerimin e kontrollit rus mbi të gjithë rajonin e Donbasit. Tetëdhjetë ditë më vonë, është gjithnjë e më e qartë se ky projekt ka dështuar”, njoftoi ministria.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 01 April 2023.
Find out more about Defence Intelligence's use of language: https://t.co/un6OZVrOda
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/pFl8kpIqs6
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) April 1, 2023
Ata besojnë se forcat ruse arritën vetëm përfitime të vogla në disa pjesë të Donbasit me koston e dhjetëra mijëra viktimave.
“Pas dhjetë vjetësh në krye të komandës ruse, ekziston një mundësi reale që Gerasimov po i shtyn kufijtë se deri ku udhëheqja politike ruse do të tolerojë dështimin”, përfundoi Ministria britanike e Mbrojtjes.
Ndryshe, Ukraina dhe Rusia aktualisht përballjen më të ashpër e kanë në qytetin e Bakhmutit, ku rusët raportohet se kanë humbur mijëra ushtarë. /Telegrafi/