Real Madrid është rikthyer në stërvitje për të filluar përgatitjen rreth ndeshjes së dielës kundër Barcelonës.
Zinedine Zidane ka marr një lajm të hidhur prej stafit mjekësor, ku një ndër mbrojtësit pritet t’i mungojë.
Raphael Varane nuk ka arrit t’i përfundojë stërvitjet e parapara pasi që ka ndier dhimbje në këmbën e djathtë.
Në fakt, ai kishte pësuar një lëndim në takimin kundër Bayern Munichut, në një duel me Robert Lewandowskin.
Gjithashtu edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal nuk ka arritur të shërohet prej dëmtimit të muskujve, të cilat i lëndoi gjatë takimit të parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Pjesa tjetër e ekipit punoi normalisht para takimit të derbit më të madh botëror ndaj Barcës.
Ndryshe, Reali ka arritur për herë të tretë rresht në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Liverpoolin. /Telegrafi/