Site icon Telegrafi

Ranocchia vlerësohet lartë pas largimit nga Monza, pasi hoqi dorë nga 4 milionë euro

Futbollisti italian Andrea Ranocchia ka ndërprerë kontratën me Monzan pas vetëm tre muajsh, duke hequr dorë nga 4 milionë euro.

Ranocchia nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monzan në verë, por klubi njoftoi se ai do të largohet. Ish-kapiteni i Interit pësoi një dëmtim të rëndë në gusht gjatë ndeshjes kundër Napolit dhe vendosi të ndërpresë kontratën me frikën se nuk do të jepte më të mirën pas kthimit në fushë.

Gazetta dello Sport shkruan se futbollisti 34-vjeçar ka hequr dorë nga 4 milionë euro dhe se mund t’i japë fund karrierës.

Drejtori i Monzas, Adriano Galliani e ka vlerësuar publikisht.

“Ai është një zotëri i vërtetë, ai konfirmoi se është njeriu që mendoja se ishte. Një zotëri dhe një njeri i mirë”, ka thënë Galliani.

Ranocchia bëri dy paraqitje për Monza para dëmtimit, një në Serie A dhe një në Kupën e Italisë.

Në karrierën e tij, ai luajti për Arezzo, Bari, Genoa, Hull City, Inter dhe Monza, dhe në Serie A ai bëri 218 paraqitje dhe shënoi 14 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version