Site icon Telegrafi

Ramos u përgjigjet tifozëve, mohon akuzat se ka ofenduar Parisin

Paris Saint Germain është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi ka pësuar nga Bayern Munich.

Në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj bavarezëve, PSG pësoi humbje 0-1 dhe 2-0 duke mos arritur të kaloj tutje në garën më të madhe evropiane për klube.

Por pas ndeshjes në Allianz Arena, u publikua një video ku tifozët e PSG-së akuzojnë Sergio Ramosin kinse spanjolli ka fyer Parisin.

Megjithatë tani ka ardhur reagimi i qendërmbrojtësit spanjoll nëpërmjet profilit të tij në Twitter duke mohuar akuzat.

“Zakonisht nuk ndalem në këto tema, por nuk dua të pranoj diçka që nuk ka ndodhur. Nuk them kurrë ‘Paris; në atë video, bëj një pasthirrmë zhgënjimi ‘psss’ ose ‘pfff’ në kontekstin e një shprehjeje që jemi mësuar ta themi në futboll”.

Lexo po ashtu Ramos nuk dëshiron largimin, gati kontrata e re me PSG-në

“Ne nuk shpikim, nuk kërkojmë diçka ku nuk ka asgjë”, ka shkruar qendërmbrojtësi spanjoll.

Ramos është në muajt te fundit të kontratës me PSG-në, teksa palët janë në bisedime për rinovimin e saj. /Telegrafi/ 

Exit mobile version