Site icon Telegrafi

Ramiz Kelmendi sheh nga afër djegien e ELKOS Center në Pejë

Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi ka dalë në vendngjarje për të parë nga afër gjendjen e objekteve të tij në Pejë, të cilat sot në orët e mëngjesit janë kapluar nga një zjarr i madh.

Në vendngjarje janë edhe Policia e Kosovës, përderisa disa njësi të zjarrfikësve nga disa rajone të vendit kanë shkuar në Pejë për t’iu dalë në ndihmë kolegëve për ta shuar zjarrin.

Ndërkaq, deri më tani tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Spitali i Pejës përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

Lexo po ashtu Tetë persona helmohen nga tymi pas zjarrit në Elkos Center, dërgohen në Spitalin e Pejës

Sipas njoftimit, pacientët janë duke u trajtuar dhe gjendja e tyre është stabile. Ata janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Lexo po ashtu Zjarr i madh në Pejë, digjet objekti i Elkos Center, pamje nga vendi i ngjarjes

Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim

Mirëpo, ende nuk dihen motivet e këtij zjarri si dhe sa mund të jetë vlera e dëmit që është shkaktuar nga flakët e zjarrit në këtë kompani. /Telegrafi/

Exit mobile version