Ramires konfirmon “Do të isha i lumtur nëse shkoj te Interi” por, “Jam ende një lojtar i Jiangsu dhe unë duhet të përqendrohem në përgatitjen me ta”.
Reprezentuesi brazilian ka qenë i lidhur ngushtë me Nerazzurrët, pasi të dyja klubet janë në pronësi të Suning Group.
Duke pasur parasysh se Interi nuk mund të shpenzojë gjatë afatit kalimtar të janarit, është sugjeruar që futbollisti të merret në formë huazimi.
“Unë jam këtu për të filluar përgatitjet, atëherë do të shohim se çfarë ndodh”, tha Ramires për Sky gjatë stërvitjeve të para sezonit të Jiangsu Suning në Marbella.
“Nëse një klub i madh tregon interesim për mua atëherë kjo do të thotë se po punoj mirë. Do të isha i lumtur të shkoj në Inter, por jam ende një lojtar i Jiangsut.
“Çështja e pagës sime nuk varet vetëm prej meje, ka shumë palë dhe negociatat duhet t’i plotësojnë të gjitha ato. Unë shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje dhe, kush e di, të shkoj në Inter”, tha braziliani.
Ndryshe, futbollisti më parë ka luajtur edhe për skuadrën e ekipit anglez të Chelseat. /Telegrafi/