Site icon Telegrafi

Rami Malek tregoi se si Geldof e bindi Freddie Mercury të performoj në koncertin Live Aid

Aktori Rami Malek, i njohur për filmin “Bohemian Rhapsody”, zbuloi se Bob Geldof arriti ta bindë grupin “Queen” për të performuar në koncertin Live Aid.

Rami, i cili në festivalin e fundit të BAFTA-s u shpall aktori më i mirë, ndau një moment që e kishte me të famshmin, Bob Geldof.

“Unë nuk e di nëse do të më vrasë për këtë Bob Geldof, por kohët e fundit më tregoi se e kishte bindur Freddy Mercuryn që të performoj në Live Aid. Ai i kishte thënë, ‘ Dëgjo Freddie, ne kemi një ngjarje që është projektuar posaçërisht për ju dhe grupin Queen” , tha Rami.

 

Rami Malek

“Ajo audiencë është bërë për Freddyn”, shtoi Geldof, në të cilën Freddy u përgjigj “Çfarë do të thotë, i dashur?”

Geldof pastaj i tha atij se e gjithë bota do ta shikonte atë, e cila ishte e mjaftueshme që Freddy të paraqitej në koncert, raporton Independent.

Lexo po ashtu Queen do të performojnë në Oscar

Rreth 34 vjet më parë, pikërisht më 13 korrik, 1985 në Londër dhe Philadelphia u mbajtën koncertet të “live Aid”, për të mbledhur para për fëmijët në Afrikë.

Përveç Queen, në koncert u paraqitën edhe U2, Duran Duran, David Bowie, Madonna, Brian Adams, Mike Jagger dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version