Rami Malek është shpallur aktori më i mirë në rolin kryesor në edicionin e 91-të të Academy Awards për rolin e tij në filmin “Bohemian Rhapsody”.
Në filmin biografik për Freddie Mercuryn, aktori amerikan me origjinë egjiptiane, e portretizoi këngëtarin legjendar të rok bendit britanik, “Queen”.
Për rolin e tij në filmin “Bohemian Rhapsody”, krahas çmimit Oscar, Malek i ka fituar edhe çmimet Golden Globe, Screen Actors Guild dhe BAFTA.
Filmi përcjell jetën e këngëtarin nga momentin kur i bashkohet grupit në vitet e shtatëdhjeta e deri në performancën e paharruar në Live Aid të vitit 1985.
Bryan Singer e ka bërë regjinë e filmit me skenar të Anthony McCarten, ndërsa producentë janë Graham King dhe menaxheri i “Queen”, Jim Beach.
Krahas Malek, në “Bohemian Rhapsody” luajnë edhe Lucy Boynton, Gwilym Lee, Ben Hardy, Joe Mazzello, Aidan Gillen, Tom Hollander, Allen Leech e Mike Myers. Anëtarët e “Queen”, Brian May dhe Roger Taylor kanë dnihmuar si këshilltarë kreativë dhe muzikore.
Këta ishin aktorët e nominuar në këtë kategori:
Christian Bale, Vice
Bradley Cooper, A Star is Born
Willem Dafoe, At Eternity’s Gate
Rami Malek, Bohemian Rhapsody
Viggo Mortensen, Green Book
/Telegrafi/