Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një lajm interesant për zhvillimin e industrisë automobilistike në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Rama ka zbuluar për publikun se është tashmë gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë Timak dhe shtetit shqiptar.
“Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë Timak me shtetin shqiptar”, ka shkruar Rama pas një takimi me administratoren e kompaniesë Timak, Arjeta Puca.
Rama nuk dha detaje të reja mbi projektin.
Timak është një kompani shqiptare e specializuar në prodhimin e pjesëve të automobilave. /Telegrafi/