Ivan Rakitic ka shënuar një supergol në ndeshjen e Sevillas ndaj Gironos, por i është anuluar pas rishikimit të VAR-it.
Sevilla ka humbur në shtëpi nga Girona me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga.
Golin e vetëm për vendasit Nemanja Gudelj (45+), ndërsa për mysafirët shënuan Yangel Herrera (16’) dhe Aleix Garcia (56’).
Megjithatë, vendasit shënuan edhe një gol në minutën e 61-të, por iu anulua pas rishikimit të VAR-it.
Ishte ylli kroat, Rakitic, i cili shënoi një supergol nga një distancë e largët dhe pozitë jo e favorshme afër këndores.
Por, pas rishikimit të VAR-it, festa e lojtarëve të Sevillas u ndal pasi gjyqtari e anuloi golin për pozitë jashtë loje. /Telegrafi/
https://twitter.com/culerboi/status/1695542422061658207