Rusia ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së kaluar të sulmojë vendbanime të ndryshme në shtetin ukrainas.
Zyrtarët ukrainas thanë se në Uman, raketat ruse goditën një objekt “civil”, raporton skynews.
Forca e mbrojtjes ukrainase që atëherë ka publikuar një video, e cila shfaq një dyqan ushqimesh që goditet.
Uman, Cherkasy region.
Yesterday, russsian terrorists launched a missile attack on a local grocery store. pic.twitter.com/Iqlkjklszd— Defense of Ukraine (@DefenceU) June 9, 2023
Në video njerëzit mund të shihen duke vrapuar për t’i shpëtuar ndërtesës pasi një dritë dhe gjësende filluan të rrënoheshin.
Theksojmë se rusët gjatë ditëve të kaluar kanë shembur edhe një digë të një hidrocentrali duke shkaktuar tetë viktima.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijvra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/