Mino Raiola është njëri nga agjentët më të suksesshëm në botë, pasi ka nën menaxhim yje të mëdha të futbollit.
Menaxheri holandez ka marrëdhënie të shkëlqyera me klubin italian Roma dhe këtë afat kalimtar veror do t’ia dërgojë dy futbollistë që i ka nën menaxhim.
Roma është duke kërkuar transferimin e sulmuesit Moise Kean nga Evertoni, por në garë për të janë edhe skuadra tjera si Inter, Milan, Napoli e Bologna.
Por sipas medieve italiane Raiola ia ka premtuar Romës lojtarin dhe së shpejti pritet të nisin bisedimet.
Përveç sulmuesit të talentuar, Raiola do ta dërgojë te Roma edhe mesfushorin italian Giacomo Bonaventura nga Milani, kontrata e të cilit skadon në verë.
Megjithatë menaxheri i famshëm nuk do ta gëzoj Romën vetëm me afrime, pasi pritet t’ia largojë një yll të madh nga skuadra.
Bëhet fjalë për anësorin holandez Justin Kluivert i cili është nën menaxhimin e Raiolës dhe që pritet të largohet në verë.
Raiola synon që ta transferojë Kluivertin në Ligën Premier, ku disa skuadra kanë shprehur interesim për të si Arsenal,Everton apo Tottenham. /Telegrafi/