Telegrafi

Rafinha: Kam dashur të qëndroj te Interi

Rafinha (Getty Images)

Rafinha ka prnuar se shënimi me Barcelonën ndaj Interit ka qenë shumë i veçantë dhe i çuditshëm.

Braziliani u rikthye nga një lëndim i tij kur atij ju dha mundësia që të luajë për Interin në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Pasi shënoi dy gola dhe tri assitime në 17 ndeshje, Nerazzurët u prit që të aktivizojnë opsionin e blerjes prej 40 milionë eurosh, pro u ndaluan nga rregullat e Fair Playt Financiar (FFP).

Kur ekipet u takuan në Camp Nou më herët gjatë muajit të kaluar, ishte Rafinha ai që shënoi në fitoren e Barcës.

“Unë jam ndjerë mirë që kam shënuar për ekipin, por nuk kam dashru që të festoj për hskak ët respektit për ish-bashkëlojtarët e mi”.

“Unë kërkova uj nga Handanovic dhe nuk do ta bëja këtë po të mos e kisha shok Samirin. Ishte gjithçka e veçantë dhe shumë e çuditshme. Pak muaj më parë po luftoja krah për krah me këta bashkëlojtarë fantastik dhe tash po përballe me ta si kundërshtar. Ishte një ndjenjë e pazakontë”.

“Nëse do të kishte shkuar gjithçka siç kamk pritur, atëherë do të isha duke luajur në atë ndeshje në fanellë të Interit, por nuk ndodhi ashtu dhe jam i lumtur që jam këtu”.

“Isha i bindur se do të qëndroja te Interi, por ngjarjet u zhvilluan ndryshe. Ata preferuan lojtarë të tjerë dhe unë nuk kam pasur opsion tjetër pos të shikoj rrugën time”.

“Dashuria dhe pëlqimi që kam për Interin është për shkak se ky klub më ndihmoi të kthehem në këmbë pas nëntë muajve jashtë fushave”.

“Njerëzit më thanë se Serie A është vetëm taktike dhe e mërzitshme, por më pëlqeu gjithçka. Kisha përvojë të mrekullueshme dhe gjithnjë do të ketë vend në zemrën time për Interin”.

“Nuk mendoj se Interi është larg që të sfidojë Juventusin për titull, pasi që ka projekt të mirë dhe president të ri si Steven Zhang i cili është referencë për lojtarët. Ai është i ri dhe ishte befasues takimi me të, por shpejt e kupton as inteligjent, i mençuar dhe i fokusuar ai është”, deklaroi Rafinha.

Rafinha kthehet në Giuseppe Meazza të martën në përballjen e tij ndaj Interit, e dyta në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

/Telegrafi/