Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë njoftuar se do të përjashtojnë disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar financiar SWIFT, ndëshkim i cili pritet të jetë më efikas sesa sanksionet ekonomike.
Menjëherë pas këtij njoftimi, qytetarët rusë janë parë në radhë të gjata duke pritur për t’i tërhequr paratë nga bankat.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se tani do t’u propozojë liderëve të BE-së që një “numër i caktuar” bankash ruse të hiqen nga SWIFT – diçka që do t’i ndalojë ata të kryejnë shumicën e transaksioneve të tyre financiare në mbarë botën dhe në mënyrë efektive do të bllokojë importet dhe eksportet ruse.
В Москве и других городах России перед банкоматами собираются огромные очереди. Фото сделано в 5 часов утра. pic.twitter.com/lpSrIM4Ao9
— Oles Filonenko 🤷🏼♂️ (@FilonenkoOles) February 27, 2022
Ajo shtoi se “aleatët do të punojnë gjithashtu për të ndaluar oligarkët rusë të përdorin asetet e tyre financiare në tregjet tona”.
SWIFT është një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiarë në të gjithë botën. /Telegrafi/