Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka reaguar pasi Lista Serbe ka kërcënuar me kryengritje të serbëve.
Paralajmërimi i partisë serbe vjen pasi një serb ishte arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri të Kosovës.
“Lista Serbe ka paralajmëruar ‘kryengritje të përgjithshme të popullit serb’ nëse i dyshuari për djegien e veturës nuk lirohet”, shkruan Trajkoviq në Twitter.
Srpska lista najavila ‘opšti ustanak srpskog naroda’ ako se ne oslobodi osumnjičeni za paljenje automobila.
А građani kojima su zapaljeni automobili i ugrožena imovina i bezbednost, nek se snađu sami.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) April 2, 2023
“Dhe qytetarët të cilëve iu dogjën veturat dhe u rrezikohej pasuria dhe siguria, le të kujdesen për veten e tyre”, shton ajo.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar një serb M.B., i cili dyshohet se i ka vënë flakën veturës me tabela RKS në zonën e Zubin Potokut dhe për krime të tjera, përfshirë sulmin ndaj policisë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se i arrestuari ka qenë “pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës ‘Mbrojtja civile’, më parë ai kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke i plagosur dy zyrtarë të saj”.
Ai po ashtu ka vlerësuar se pas djegies së veturave në veri qëndron Beogradi, me qëllimin që të shkaktojë frikë te qytetarët. /Telegrafi/