Analisti i çështjeve politike, Gazmir Raci ka reaguar pas lajmeve se mund të priten sanksioneve ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti,
Raci shkruan e është e vështirë të besohet se lideri kryesor politik i Kosovës, i cili po e lufton krimin në veri, do të gjendet në listë me Radojqiqin, Dodik.
“Përhapja e lajmeve se Albin Kurti do të përfshihet në një listë të zezë të SHBA-së në rast se refuzohet plani ndërkombëtar është shqetësues.
Vështirë të besohet se lideri kryesor politik i Kosovës, i cili po e lufton krimin në veri, do të gjendet në listë me Radojqiqin, Dodik etj”, shkruan Raci.
Ndryshe, sot gjatë ditës janë publikuar lajme ku theksohet mundësia për sanksione ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti. /Telegrafi/
Përhapja e lajmeve se @albinkurti do të përfshihet në një listë të zezë të SHBA-së në rast se refuzohet plani ndërkombëtar është shqetësues. Vështirë të besohet se lideri kryesor politik i Kosovës, i cili po e lufton krimin në veri,do të gjendet në listë me Radojqiqin, Dodik etj
— Gazmir Raci ?? (@RGazmir) June 7, 2023