Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot ka zbuluar se dy idhujt e tij më të mëdhenj janë Steven Gerrard dhe Zinedine Zidane.
Kontrata e francezit skadon në fund të sezonit dhe Juventus së shpejti do të hapë bisedimet për të zgjatur qëndrimin e tij në Allianz Stadium.
Gjatë pushimit të Kupës së Botës, Rabiot ka thënë se është i hapur për të luajtur në Ligën Premier dhe shumë klube angleze janë lidhur me sigurimin e nënshkrimit të tij.
Gjatë intervistës së tij me gazetën Tuttosport, Rabiot zbuloi se si fëmijë ishte një tifoz i Gerrard dhe Liverpoolit.
Mesfushori gjithashtu zbuloi edhe simpatinë për legjendën franceze, Zidane.
“E ndoqa Liverpoolin si fëmijë sepse isha fans i Steven Gerrard”, ka thënë fillimisht Rabiot për Tuttosport.
“Ai më bëri të ëndërroja, kështu që ndiqja Reds. Idhulli tjetër im ishte Zizou Zidane”, përfundoi francezi. /Telegrafi/