Qyteti ku ndodhet termocentrali bërthamor Zaporizhia po granatohet nga forcat ruse, thotë kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës.
Energodar ka humbur energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë, tha kryebashkiaku, Dmytro Orlov, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet, nuk ka internet në qytet dhe autoritetet po përpiqen të përcaktojnë shkallën e plotë të dëmit.
Rrezatimi i sfondit në centralin bërthamor dhe në qytet mbetet normal, tha kompania energjetike Energoatom.
Termocentrali bërthamor Zaporizhia është më i madhi në Evropë. /Telegrafi/