Site icon Telegrafi

Qytetarët serbë në veri bojkotuan në masë të madhe regjistrimin nga ASK-ja

Në katër komunat veriore të Kosovës, shumica e qytetarëve kanë refuzuar të regjistrohen në projektin e regjistrimit të popullsisë në Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati ka thënë se në këto komuna veriore ka pasur bojkot në masë të madhe.

“Në katër komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut pati bojkotim në masë të madhe, pavarësisht se janë regjistruar një pjesë e popullsisë. Sidoqoftë ASK-ja ka të dhëna edhe për atë pjesë”, ka thënë Kastrati.

Lexo po ashtu Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë

Sipas statistikave të ASK-së, në Leposaviq janë regjistruar 3,207 banorë, në Zveçan 435 banorë, në Zubin Potok 758 banorë dhe në Mitrovicë të veriut 2,346 banorë.

Kastrati po ashtu tha se popullsia serbe në jug është regjistruar komplet.

Ndryshe, numri i popullsisë i regjistruar në Kosovë, ku nuk përfshihet diaspora është 1,586,659 banorë rezidentë. 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra. /Telegrafi/

Exit mobile version