Lëvizja Anti-Bixhoz që angazhohet për heqjen e objekteve të bixhozit jashtë vendbanimeve nëpërmjet rrjetit social “Facebook” njofton se do të ketë fushatë një mujore ku do të vetëdijesohet shoqëria rreth dëmeve që shkakton bixhozi.
“Lëvizja Anti-Bixhoz nisi një fushatë një mujore me mbishkrime të ngjitura nëpër autobusë që mbajnë linjat lokale mes nxënës për vetëdijesimin e shoqërisë sonë rreth dëmeve që shkakton bixhozi”, shkruajnë nga Lëvizja Anti-Bixhoz, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kjo lëvizje para disa muajve pati edhe protestë ku u kërkua distancimi prej 3 kilometrave të kazinove nga secili vendbanim, profiti i fitimit prej 5% të shkojë te viktimat e lojërave të fatit si dhe Strategji Kombëtare për edukimin kundër bixhozit./Telegrafi/