Fabio Quagliarella po vazhdon me formë e mirë, ai shënoi dhe asistoi në fitoren e Sampdoria me rezultat 2-0 ndaj Genoas.
Italiani e shprehi dëshirën që të pensionohet te Samp pasi është i lumtur me atë që tifozët po i dhurojnë atij dhe skuadrës.
“Ishte një ditë e mrekullueshme dhe falënderojë tifozët që më lejuan të përjetoj ditë si kjo”, ka thënë Quagliarella për Sky Sport Italia.
“Shënova një gol dhe asistova, kishte edhe një pritje të madhe në fund nga Ionut Radu. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Ne duhet të vazhdojmë kështu”.
Quagliagol u pyet edhe mendon të përfundojë karrierën në Marassi: “Vetëm nëse ata më largojnë, unë dua të qëndroj këtu. I pash tifozët duke përgatitur një ovacion dhe duke pritur lojtarët të kërcejnë. Shikova pas, por nuk ishte askush, pra duhet të ishte për mua”.
“I falënderojë ata, ishte një gjest i mrekullueshëm dhe do t’i mbajë gjithmonë këto emocione në zemrën time”.
Goli ndaj Genoas e vendosi Quagliarella në krye të listës së golashënuesve, para Krzysztof Piatek dhe Cristiano Ronaldos: “Ka ende deri në fund dhe shumë sulmues të talentuar, pra të vazhdojmë kështu”. /Telegrafi/