Site icon Telegrafi

QIELLI BLU

Poezi nga: Tom Leonard
Përktheu: Maksim Rakipaj

Qielli është blu, a diçka e tillë. Gjithsesi, ja ku është.
Fjalët e tua janë duar, më përkëdhelin,
përkëdhelin qiellin, qiellin blu, emra, njerëz.
Është një mrekulli.

Mbret jam, një rresht anijesh fjalët e tua.
Topat e tyre qiellin blu qëllojnë, emra, njerëz.
I përgjigjem përshëndetjes tënde.
E bukur je disa herë. Tani
kërkoj fjalët për ty. Anija ngrihet, ulet,
vija e horizontit ngrihet, ulet pas flokëve të tu.

Fjalët ngrihen, ajrin shkrijnë.
Më pëlqen që ti trup u jep.
Hijeshi. Qëndrueshmëri.

Exit mobile version