Site icon Telegrafi

Qeveria shpenzon pa kontroll, deri në fund të vitit mund të bankrotojmë

Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është duke shpenzuar paranë publike pa kontroll. Sipas tij, nëse vazhdohet në këtë formë shpenzimi i parasë publike rrezikohet të bankrotojë vendi.

Krasniqi ka thënë se Qeveria e kaluar që ishte udhëhequr nga Isa Mustafa , ishte karakterizuar me plogështi, por kishte disiplinë financiare dhe me më shumë përgjegjësi për shpenzimin e parasë publike, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Viti i vendimeve të "dorëlirit" Haradinaj (Video)

“Qeveria aktuale, përveç arrogancës, shpenzon pa kontroll. Mjafton t’i shihni vendimet e tri mbledhjeve të fundit të Qeverisë (62, 63 dhe 64), dhe kuptoni lehtësinë me të cilën ndahen rreth një milionë euro. Këtu nuk përfshihen shumë aktivitete tjera për të cilat nuk është vendosur kosto buxhetore por vetëm janë udhëzuar institucionet t’i zbatojnë vendimet. Shpresojmë që deri në fund të vitit të mos bankrotojmë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e  tij në Facebook.

Ndryshe, Telegrafi në vazhdimësi ka raportuar për shpenzimet e parasë publike nga Qeveria Haradinaj në një vit qeverisje.

Më 9 shtator Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj mbush një vit. Viti i parë i tij karakterizohet si vit ku kryeministri tregohet edhe “dorëlirë” – në disa raste me vullnetin e tij, e në tjera edhe i detyruar.

Përveç pagesave për pushime për veteranët, kryeministri Haradinaj, gjatë kësaj periudhe është dashur të paguajë miliona “gjobë” për “gabimet e qeverisë”, si dhe rritje të pagave për veten dhe bashkëpunëtorët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version