Për 15.5 milionë euro janë rritur të hyrat tatimore për për muajin janar 2023 në Kosovë.
Kështu thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke shtuar se të hyrat e muajit janar janë 96.7 milionë euro tatime, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 19.2 për qind.
“Muaji i parë i këtij viti ka reflektuar me të hyra të konsiderueshme tatimore, çka nënkupton se është një nismë e mbarë në realizimin e projeksionit për këtë vit. 96.7 milionë euro tatime, janë të hyrat e muajit janar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 15.5 milion euro apo 19.2%. Ndërsa, kontributet pensionale janë 18 milion euro”, thekson ATK-ja.
Tutje, thuhet se ATK-ja këtë vit përveç prioriteteve kryesore që ka në mbledhjen e të hyrave e borxheve dhe vazhdimin e avancimit të shërbimeve profesionale për tatimpagues.
“ATK falënderon tatimpaguesit për kryerjen e detyrimeve tatimore, në të njëjtën kohë kërkon nga ta që të vazhdojnë të jenë kontribuues në zhvillimin e vendit tonë”, përfundon komunikata. /Telegrafi/