Në seancë Qeveria ka sjellë vendim që Postat e Maqedonisë së Veriut të fillojë me procedurat për gjetjen e një banke të re për bashkëpunim, çka do të zhbllokonte qarkullimin pagesor të postës.
Sot do të mbahet mbledhje e Këshillit Drejtues të Postës, për të filluar procedurat për gjetjen e një banke të re.
Përndryshe, në Maqedoni Postat e vendit nuk kanë mundur të funksionojnë shkaku i falimentimit të EuroStandard Bankës, nëpërmjet së cilës kanë kaluar të gjithë transaksionet e Postave të Maqedonisë. /Telegrafi/